Lutfi Haziri: Të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut

HomeLajme

Lutfi Haziri: Të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkuar thirrjes së Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, por se kërkoi që

Kolona në kufirin Kosovë – Shqipëri, kontrollet vazhduan edhe për 28 Nëntor
Konfiskohen dy kartëmonedha false në Gjilan
Zvicra me masa të reja nga nesër

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkuar thirrjes së Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, por se kërkoi që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut.

“Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haziri në profilin e tij.

Ja postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës, Qeveria dhe Kosova po e kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit. Ne i bashkangjitemi thirrjes dhe përveç zbardhjes së rastit për Astritin, kërkojmë që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut. Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve! /2LONLINE.com/