Maqedonia e Veriut e rrit pagën minimale në 300 euro

HomeLajme

Maqedonia e Veriut e rrit pagën minimale në 300 euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, informoi se është arritur marrëveshje me Lidhjen e Sindika

Lajm i mirë për ata që synojnë të marrin subvencione nga shteti
Vendos SBASHK-u: Më 8 prill protestë, pas 20 prillit grevë
Komunat me më së shumti raste aktive me koronavirus

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, informoi se është arritur marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe punëdhënësit në lidhje me kërkesën për pagë minimale prej 18.000 denarë.

80 mijë bashkëqytetarë tanë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin më së paku 18 mijë denarë. Kjo shumë, nënkupton rritje të pages neto për këta punëtorë për rreth 45 euro në muaj. Premtuam dhe realizuan masa që në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndihmojnë standardin jetësor. Në vit të krizës së jashtëzakonshme, vit të krizave evropiane dhe botërore, mbetemi të fokusuar në mbështetje financiare të qytetarëve”, ka shkruar Kovaçevski.

Sindikatat para disa ditëve protestuan duke bllokuar njërin prej bulevardëve të qytetit, ndërsa paralajmëruar bllokada të udhëkryqeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen dhe nuk realizohen. Ka disa muaj që ata kërkojnë rritje të pagës minimale, por tërë kohën janë përballur me rezistencën e punëdhënësve dhe vendimmarrësve, shkruan portalb.mk.