Marrëveshja afër përmbylljes, në vjeshtë Gjermania do të njohë patentë-shoferët e Kosovës

HomeLajme

Marrëveshja afër përmbylljes, në vjeshtë Gjermania do të njohë patentë-shoferët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pritet që në sezonin vjeshtor të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve të Koso

Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Verë me çmime të kripura për kosovarët, hotelet në Shqipëri thonë se pakot janë shtrenjtuar
Mbi 60 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pritet që në sezonin vjeshtor të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë.

Ai duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LVV-së Driton Hyseni, tha se janë në negociata edhe me Italinë dhe me Turqinë për njohjen e patentë shoferëve.

“MPB ka shtyrë përpara negocimin dhe finalizimin e marrëveshjeve me tri shtete shumë më rëndësi për mërgatën tonë, me Republikën Federale të Gjermanisë, me Republikën e Italisë dhe me Republikën e Turqisë. Me këtë rasat dua të theksojë me Gjermaninë të dy palët jemi dakorduar me draftin e marrëveshjes dhe MPB i ka përcjellë përmes kanaleve diplomatike marrëveshjen e cila pritet të nënshkruhet nga pala gjermane në sezonin vjeshtor”, tha ai.

Sveçla tha edhe se kërkesën për njohjen e patentë shoferëve e ka ngritur edhe në takime që ka mbajtur me homologët e tij, e që marrëveshja me Gjermaninë tha se do të hapë rrugën edhe për shtetet e tjera.