Masat e reja antiCOVID, Kurti: I përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë

HomeLajme

Masat e reja antiCOVID, Kurti: I përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se masat e reja antiCOVID i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të

Kolona në Vërmicë, kosovarët nisen drejt Shqipërisë
Kurti, thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni dhe votoni Shaip Kamberin
Mbyllen klubet e natës dhe shkurtohet orari i gastronomisë – këto janë masat që pritet të miratohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se masat e reja antiCOVID i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

Kurti një ditë pas vendimit për masat e reja antiCOVID tha se po ashtu se Qeveria vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

Lexo po ashtu:
Masat e reja anti-COVID: Vazhdon ora policore, gastronomia deri në orën 23:00, shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi
Masat e reja anti-COVID: Vazhdon ora policore, gastronomia deri në orën 23:00, shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi
Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:

Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara

Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithë përfshirje e mundësi për të gjithë.

Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira… /Telegrafi/