Mbahet protesta nga bizneset që operojnë në rrugen Gjilan – Kamenicë

HomeLajme

Mbahet protesta nga bizneset që operojnë në rrugen Gjilan – Kamenicë

Sot është mbajtur protesta e organizuar nga bizneset që operojnë në rrugen Gjilan - Kamenicë raporton 06 Press. Në protestë përfaqësuesit e biznese

Sot është mbajtur protesta e organizuar nga bizneset që operojnë në rrugen Gjilan – Kamenicë raporton 06 Press.

Në protestë përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga organet komunale dhe ato të qeverisë që ti japin prioritet rruges Gjilan – Kamenicë e cila ka filluar qe 3 vite për tu ndërtuar ku vetëm është larguar asfalti dhe rruga ka mbet në gjendje të tmerrshme duke iu shkaktuar humbje dhe dëme në biznes.

Ata për disa minuta kanë bllokuar rrugën ku është krijuar kolonë e madhe ndërsa kanë bërë të ditur që nëse komuna nuk ndërmerr masa do ta bllokojnë javen tjetër prap rrugen dhe nuk do ta lejojnë askënd të kaloj deri në realizimin e kërkeses së tyre.

Ndryshe në protestë përveq Policisë së Kosovës nuk u pa asnjë zyrtar komunal apo qeveritar të cileve edhe i ishte drejtuar kjo protestë. /06 Press/