Mbi 1 mijë armë pa leje të sekuestruara gjatë vitit të kaluar

HomeLajme

Mbi 1 mijë armë pa leje të sekuestruara gjatë vitit të kaluar

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe të organizatave të huaja, janë mbi 200 mijë armë ilegale tek qytetarët e Kosovës. P

Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë (FOTO)
Arrestohen tre persona, pjesë e grupit kriminal që kryen dhjetëra vjedhje në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj
Ky është i riu që u vra sot në Gjilan

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe të organizatave të huaja, janë mbi 200 mijë armë ilegale tek qytetarët e Kosovës.

Policia e Kosovës në vazhdimësi konfiskon armë pa leje, ku vetëm gjatë vitit 2021 ka konfiskuar 1 mijë e 280 armë dhe mbi 42 mijë municion.

Krahas armëve, Policia e Kosovës për pesë vitet e fundit ka arritur të konfiskojë mbi 150 mijë municion, ku në vitin 2021 ka konfiskuar 42 mijë e 31 municion, në vitin 2020 ka konfiskuar 32 mijë e 747 municion, në vitin 2019 ka konfiskuar 30 mijë e 438 municion, në vitin 2018 ka konfiskuar 23 mijë e 941 municion dhe në vitin 2017 ka konfiskuar 26 mijë e 178 municion.

Destan Mustafës, udhëheqës i Divizionit për Armë dhe Municion në DSP, ka thënë se viteve të fundit ka ulje të numrit të armëve ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës.

Miratimi i Ligjit për armët dhe organizimi i kampanjave për legalizim janë arsyet që ai përmend që kanë ndikuar në uljen e këtij numri.

“Kosova Ligjin për armët e ka fut në fuqi në vitin 2009, deri atëherë është punuar me rregullore të UNMIK-ut. Që nga hulumtimi i fundit diku në vitin 2004 që kanë rezultuar rreth 360 mijë armë, në hulumtimin e fundit në vitin 2015 kanë rezultuar diku 250 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve”.

“Rënia e numrit ka ndikuar sigurisht prej hyrjes në fuqi të Ligjit për armët në vitin 2009, i cili u ka dhënë të drejtë qytetarëve që të posedojnë armë në mënyrë të ligjshme mbi arsyet e sportit, do të thotë rekreacionit dhe gjahut. Tani ky numër rreth 250 mijë është si rezultat edhe më i vogël për shkak të konfiskimeve të përvitshme të armëve nga Policia e Kosovës, armëve dhe municionit, do të thotë Policia e Kosovës konfiskon diku çdo vit rreth 1 mijë e 500 armë dhe municion në sasi të shumta. Kjo ka ndikuar që të ulet paksa numri i armëve ilegale”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi”.