Mbi 300 mijë bashkatdhetarë erdhën për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje

HomeLajme

Mbi 300 mijë bashkatdhetarë erdhën për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje

Vetëm në javën që lamë pas në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur qindra-mijëra mërgimtarë nga e mbarë diaspora shqiptare. Nga ana t

𝗠𝗯𝘆𝗹𝗹𝗲𝘁 𝗮𝘂𝘁𝗼𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿ë 𝗽𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗲 “𝗔𝗴𝗮 𝗖𝘂𝗳ë” në Gjilan
AUV-i përfshihet në debatin për mbylljen e disa lokaleve në Gjilan, kritika në drejtim të Hazirit
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, dyshohe për vetëvrasje

Vetëm në javën që lamë pas në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur qindra-mijëra mërgimtarë nga e mbarë diaspora shqiptare.

Nga ana tjetër, përmes kufijve tokësorë kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë saktësisht 127,874 persona, ndërkohë që ditëve të fundit ky numër është rritur ende.

Vlen të theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan Albinfo.ch.

Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.