Mbi 53 mijë vaksina të dhëna për personat nga mosha 0 deri 20 vjeç në Kosovë

HomeShëndeti

Mbi 53 mijë vaksina të dhëna për personat nga mosha 0 deri 20 vjeç në Kosovë

Procesi i vaksinimit po vazhdon në Kosovë. IKShPK do të jap vaksina edhe të dielën duke filluar nga kjo javë Në lidhje me procesin e vaksinimit, In

Mbi 9,200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Mbi dy mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Një i vdekur dhe 842 raste të reja me Covid-19

Procesi i vaksinimit po vazhdon në Kosovë. IKShPK do të jap vaksina edhe të dielën duke filluar nga kjo javë

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Indeksonline ka kontaktuar me Ministrin e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se 53 mijë e 53 doza janë dhënë për personat nga 0 deri 20 vjeç. Te ky numër, ka edhe te atille qe i kane marrë te dy dozat.

Tutje, MSh ka treguar për Indeksonline se deri në fund të muajit gusht, tek grupmoshat 16 deri 18 vjeç janë dhënë 8582 vaksina apo më saktë 7458 persona të kësaj grupmoshe kanë marr vaksina, ka edhe nga ata që i kanë marr dy vaksina.

Deri më tani, sipas statistikave të ministrisë së Shëndetësisë, 648 mijë e 586 persona në Kosovë janë vaksinuar.

Momentalisht në Kosovë janë 19 mijë e 923 raste aktive me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe IKShPK po bëjnë thirrje çdo ditë që njerëzit të vaksinohen.