Mbi 60 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

HomeLajme

Mbi 60 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Dy aksidente trafiku me fatalitet janë ë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend. Po ashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 24 aksidente të

Dy aksidente trafiku me fatalitet janë ë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 24 aksidente të tjera me të lënduar dhe 42 me dëme materiale.

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Hereq të Komunës së Junikut, humbi jetën një person dhe mbetën të lënduar pesë të tjerë.

Një aksident po ashtu i rëndë ndodhi në orët e mëngjesit në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ku vdiq një 18 vjeçar, derisa nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë, 27 e 24 vjeçar.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar 954 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.