Mbi 9,200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

HomeShëndeti

Mbi 9,200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Rritja e rasteve me COVID-19 në vend tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse valën në fillim të këtij viti, saktësi

Njofton MSH: Lejohet vaksinimi i grupmoshës mbi 12-vjeçare
MSh del me njoftim lidhur me vaksinimin kundër COVID-19
Vendimi i Qeverisë: Bartja e maskës është obligative, përjashtim kanë vetëm këto raste

Rritja e rasteve me COVID-19 në vend tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse valën në fillim të këtij viti, saktësisht në muajin janar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët ndihmë në përballimin e valës së re të COVID-19.

Në përditësimet e fundit të IKSHPK, ishin një i vdekur dhe 1,390 raste të reja me COVID. Ndërsa janë saktësisht 9,230 raste aktive.