Me armë në duar, çifti që po kalon muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën

HomeLajme

Me armë në duar, çifti që po kalon muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën

Vetëm disa orë pas martesës së tyre në ditën e parë të pushtimit rus në Ukrainë, dy të rinj iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin e tyre. Media

Del një video ku shihet Dardan Krivaqa teksa tenton të fshihet nga Policia e Kosovës në Ferizaj
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushime pranverore
1 mijë e 962 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Vetëm disa orë pas martesës së tyre në ditën e parë të pushtimit rus në Ukrainë, dy të rinj iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin e tyre.

Mediat e huaja kanë publikuar historinë e çiftit ukrainas Yaryna Arieva dhe Svyatoslav Fursin, të cilët kishin planifikuar që të martoheshin në maj, po vendimin e tyre e morën më parë dhe vendosën që të lidhin kurorë në Kiev javën e kaluar.

Duke mbajtur armë në dorë, çifti në një intervistë për CNN kanë thënë se muajin e tyre të mjaltit po e kalonin duke luftuar kundër trupave ruse që pushtuan vendin e tyre.

“Është e vështirë të kuptohet, ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.

Ajo tha se është dita e parë e pranverës dhe zakonisht njerëzit do të mbjellin luledielli – lulen kombëtare të Ukrainës – në vend të kësaj, ata do t’i rezistojnë sulmit të Rusisë.

“Askush këtu nuk thotë se do të humbasim. Të gjithë besojnë se do të fitojmë. Është e gjitha vetëm një çështje kohe. Pra, jam shumë e lumtur që shoh këtë numër të madh njerëzish, të cilët janë vërtet të gatshëm për të luftuar. Duke qenë gati të vrasin për tokën e tyre”, tha ajo.

Burri i saj, Fursin, ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv dhe tha se “njerëzit e tij duan të jenë gjithmonë të lirë. Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”

Ai tregon se është i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij – gruas, prindërve dhe motrës së tij – por tha se “do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur ata”.

Çifti i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Ukrainën me para, ushqime, armë dhe ndihmë mjekësore dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Fursin tha se shpreson se do të vijë së shpejti koha kur ai mund të mbledhë familjen dhe miqtë e tij “të gjithë në një vend dhe të pijë një gotë verë të mirë. Dhe t’u thotë të gjithëve, “Hurray, lufta mbaroi, ne fituam”.

Megjithatë, para kësaj kohe, ai tha se dëshiron që “të gjithë në këtë botë, përfshirë Rusinë dhe popullin rus, të kujtojnë” se ata po luftojnë “për lirinë e botës”.

/GazetaSinjali/