Me Ligjin e ri për paga, kryeministrit Kurti do t’i rritet për gati 800 euro më shumë rroga

HomeLajme

Me Ligjin e ri për paga, kryeministrit Kurti do t’i rritet për gati 800 euro më shumë rroga

Në shkurtin e vitit 2020, vetëm pak ditë pasi Kurti ishte bërë Kryeministër për herë të parë, e kishte prezantuar vendimin, përmes së cilit ai po e sh

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë, njësia A5 jashtë funksionit, rritja e çmimit nuk përjashtohet me uljen e temperaturave
Rritet nafta dhe benzina, vetëm çmimi i gazit pëson ulje
Kërkohet të hiqet ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura

Në shkurtin e vitit 2020, vetëm pak ditë pasi Kurti ishte bërë Kryeministër për herë të parë, e kishte prezantuar vendimin, përmes së cilit ai po e shfuqizonte vendimin e paraardhësit të tij. Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga 2,950 në 1,500 euro.

Por, këtë pagë, ai do ta përfitojë vetëm edhe për pak kohë. Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.

Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por sipas Blic ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.

Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.

Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij.

Në mes të muajit janar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Në shkurt të vitit 2020, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj shfuqizoi vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo ishte pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti 1.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.