Me pas prokurori të mirëfilltë, pas çdo konkursi në arsim në komunën e Gjilanit dikush duhet me shku në burg

HomeOpinione

Me pas prokurori të mirëfilltë, pas çdo konkursi në arsim në komunën e Gjilanit dikush duhet me shku në burg

Shkruan Fatmir Kastrati: Se sa të brishtë që janë mjafton me i pa gjatë procesit të konkursit, ata të cilët nuk kanë lidhje me kurrikulë

Nëntori që shumë na dha e pak u kujdesëm!
Detyrimi për intonim të himnit për njē shtator ështē anti njerēzore
Fundviti shkollor dhe domosdoshmëria për reflektim lidhur me ironinë për mësimdhënien

Shkruan Fatmir Kastrati:

Se sa të brishtë që janë mjafton me i pa gjatë procesit të konkursit, ata të cilët nuk kanë lidhje me kurrikulë të vlerësojnë dhe madje kur ti i tregon për gabimet që bëjnë (që vijnë nga mosnjohja e kurrikulës) të kthehen “unë e di që ti e njeh mirë kurrikulen po duhesh me na kuptu”. E unë ende nuk mundem t’i kuptoj se si arrijnë t’i servilohen pushtetit deri në atë masë ku e degradojnë indetitetin e vetë.

Në konkursin e fundit në Gjilan në listën e rezultateve të testit me shkrim isha i 4-ti, në intervistë largohem nga modestia kam qenë jashtëzakonisht i mirë , për çdo pyetje të parashtruar përpos përgjigjjes i kam dhënë edhe info shtesë madje X anëtari i cili pyetke për Fazat e orës me kurrikulë duke aluduar në EVOKIM,REALIZIM DHE REFLEKTIM i kam treguar që kurrikula i ka larguar këto. Dhe përgjigjja që mar po ani veç thuj ti . Kjo tregon për profesionalizmin e tyre.

Zakonisht nuk prisja të punësohem sepse këtu nuk vlerësohet meritokracia. Këtu ka pasur rast edhe gjatë intervistës ku më janë drejtuar “i ri je mos u dëshpëro, e ke jetën përpara”.

Por se sa të brishtë dhe profesional janë mjafton të i shikosh listat e rezultateve të testit me shkrim dhe listat finale. Në listën e parë të rezultateve mungojnë emrat e të përzgjedhurëve të tyre në listën finale, që nënkupton që ata/ato që nuk e kanë kaluar testin me shkrim janë pranuar nga komisioni vlerësues. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në këtë konkurs!

Dhe vjen një moment kur e ndëgjon Lutfi Hazirin duke thënë që pengu i tij është që nuk ka arrit reforma në arsim dhe objektivi kryesor i tij është arsimi. HIPOKRIZI!
POLITIKA KY KANCER QË E KA NGULFATUR ARSIMIN NË KOSOVË!