Me qentë endacak nuk merret askush

HomeLajme

Me qentë endacak nuk merret askush

Gjilan – Qentë endacak vazhdojnë të terrorizojnë qytetarët gjilanas, ndërkohë komuna e Gjilanit nuk brengoset fare ose të paktën nuk ka asnjë strategj

Kokaj: Kur deputetët i bien fyellit, e atdheu digjet, mjerë për atë ambient
Mërgimtari largohet nga Kosova i pakënaqur: Natën e Vitit të Ri pa rrymë, me rrena
Tragjedia në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona/ Konflikti dyshohet të ketë nisur për hapësirat publike në plazh

Gjilan – Qentë endacak vazhdojnë të terrorizojnë qytetarët gjilanas, ndërkohë komuna e Gjilanit nuk brengoset fare ose të paktën nuk ka asnjë strategji se si të rehatohen ose strehohen qentë që vazhdojnë të duken kudo nëpër qendër të qytetit.

Komuna e Gjilanit nuk e ka asnjë strategji apo plan se si të rehatohen qentë endacak të cilët mund t`i shohësh në çdo cep të qytetit të Gjilanit.

Qytetarët janë të frikësuar sepse ata çdo ditë terrorizohen nga qentë.

Bajrami student thotë se fati i tij dhe ka shpëtuar dy herë nga qentë endacak.”Derisa shkoja herët në fakultet i kam takuar mbi 30 qen tek rruga Qarkore. Fati im erdhi një veturë dhe më largoi nga tragjedia e sigurt” shprehet ai.

Musliu një pensionist thotë se Komuna duhet të ndërtojë një strehimore ose të eliminojë këta qen sa nuk është bërë ndonjë tragjedi e madhe.”Unë vet e kam shpëtuar një fëmijë tek parku i qytetit, i cili u trishtua kur vrapuan pas tij qentë e shumtë që kujdestaronin tek parku i qytetit”.

Elhamja nxënëse thotë se është traumatizuar nga ndjeka e qenve endacak hiq më pak se dy here. “Ende kam trauma nga ndjekja e qenve endacak. Ky është një turp i komunës që nuk ka asnjë plan se çfarë duhet të bëjë me punën e qenve endacak” shprehet ajo.