Mehaj: Nga sot, në Ushtrinë e Kosovës të drejtë aplikim kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç

HomeLajme

Mehaj: Nga sot, në Ushtrinë e Kosovës të drejtë aplikim kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nga sot, Ushtria e Kosovës nuk ka kufizim në numër dhe të drejtë aplikimi do të kenë të gjithë të rinj

Serbia duhet të paguaj për dëmet e luftës në Anamoravë, rreth 950 shtëpi janë djegur tërësisht, dhe rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur
“Dhuna në familje” dhe vepra penale “dhunimi”, shqetësuese për rajonin e Anamoravës
Largohen tre kosovarë nga Ukraina, kjo ishte arsyeja pse lufta i zuri atje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nga sot, Ushtria e Kosovës nuk ka kufizim në numër dhe të drejtë aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

Sipas Mehajt, me votimin e sotëm në kuvend të tri projektligjeve, avancohet fuqishëm baza ligjore e organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes”.

“Miratimi edhe në lexim të dytë i këtyre projektligjeve krijon dhe fuqizon bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së”.

“Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK, e po ashtu përmes ndryshimit të kriterit të moshës së lejuar për aplikim, krijon mundësi më të mëdha për të gjithë ata të rinj deri në 25 vjeç të cilët duan të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, rregullon kompetencat, organizimin, funksionimin dhe fuqizimin e saj përmes inicimit të programeve të veçanta financiare por edhe heqjen e kufizimeve sa i përket rekrutimit të pjesëtarëve aktiv dhe rezervë të FSK-së.

“Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, rregullon kompetencat dhe fushëveprimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrit te Mbrojtjes. Gjithashtu, ky ligj rregullon edhe përbërjen e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, personel ky ushtarak dhe civil, si dhe fuqizimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes civile demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Miratimi i këtyre tri ligjeve mundëson rishikimin e akteve në fuqi si dhe nxjerrjen akteve tjera, si rregulloreve dhe udhëzimeve administrative, për sistemin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe sistemin organizativ dhe operacional të FSK-së”.

Më tej, i pari i Mbrojtjes tha se këto projektligje janë sukses i madh i Kosovës, sepse sipas tij, është avancuar baza ligjore në përputhje me interesat shtetërore dhe standardet më të larta të legjislacionit të vendeve anëtare të NATO-s.