Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi sot ka qëndruar në Gjilan ku ka takuar afaristët, mësimdhënësit, punëtorë shëndetësorë, kandidatët për Asamble Komuna
Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur së kurrë për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Gjilan, për ta zhvilluar e për t’ia kthyer perspektivën këtij qyteti.
Ja postimi i tij i plotë:
Në takime të ndara me afaristë, mësimdhënës, punëtorë shëndetësorë, me kandidatët për Asamble Komunale, si dhe me themelues e veteranë të degës së PDK-së në Gjilan, bashkë me kandidaten Leonora Bunjaku-Morina, diskutuam për vizionin dhe programin tonë për qeverisje të re në këtë komunē.
Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur së kurrë për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Gjilan, për ta zhvilluar e për t’ia kthyer perspektivën këtij qyteti.
Leonora Morina-Bunjaku është kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, por me mbështetjen që do të marrë më 17 tetor, ajo do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim.