Memli Krasniqi: Qeveria të gjejë zgjidhje për grevën, ne do ta mbështesim

HomeLajme

Memli Krasniqi: Qeveria të gjejë zgjidhje për grevën, ne do ta mbështesim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka kërkuar sot Kryeministrit Kurti që të gjejë zgjidhje sa më parë për përfundimin e grevë

Nafta sot kushton më lirë, ministria publikon çmimet e derivateve
Kurti pas kthimit nga Amerika: Kam qenë në Shtëpinë e Bardhë, jam takuar me këshilltarin e Biden
Drejtori i ShSKUK-së falenderon mjekun australian, operoi 300 fëmijë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka kërkuar sot Kryeministrit Kurti që të gjejë zgjidhje sa më parë për përfundimin e grevës së mësimdhënësve dhe rikthimin e fëmijëvë nëpër shkolla.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat paralamentar për grevën, Krasniqi tha është përgjegjësi e Qeverisë të gjejë zgjidhje për këtë padrejtësi që po u bëhet nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve.

“Sot nuk është më çështja se kush ka të drejtë, çështja është kush e zgjidh padrejtësinë. E padrejtësi s’po përjeton as ti kryeministër, as sindikatat. Padrejtësinë më të madhe sot po e përjetojnë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Dhe ky është roli e përgjegjësia jote”, tha kryetari i PDK-së

Krasniqi tha se edhe pse nuk është përgjegjësi e opozitës, në këtë pikë do të marrin përgjegjësi bashkë me të.

“Gjej zgjidhje. Po të mbështesim”, theksoi ai.

Krasniqi shtoi se fushëbeteja e fundit politike në të cilën do të dëshironte të të ballafaqohej është pikërisht kjo për çka jemi mbledhë sot, sepse sado që mund të argumentojmë këtu pro e kundër, ka një fakt më të madh jashtë kësaj salle, e që është më i rëndësishmi.

“E ai fakt është se sot, rreth 300 mijë nxënës në Kosovë janë në shtëpi, e do të duhej të ishin në shkollë që 15 ditë me radhë. Prandaj nuk ka lavdi politike prej ballafaqimit tonë si pozitë e opozitë, përderisa ky realitet sot i shoqëron qytetarët e Kosovës, prindërit, nxënësit e mësimdhënësit tanë. Por ka momente në jetën politike, kur gjërat s’bëhen për shkak të lavdisë. Bëhen për shkak të nevojës. Bëhen për shkak të përgjegjësisë që kemi”, ka thënë lideri i PDK-së.

Sipas Krasniqit, Kurti me kokëfortësinë e tij po i saboton grevistët.

“E drejta me shprehë pakënaqësi dhe kërkesa është e drejtë demokratike dhe s’mund të shuhet nga askush, kushdo qoftë dhe ne të këmi ftuar dhe të këmi dhënë mbështetjë në këtë rast me i dëgju e më i ofru zgjidhje kërkesave të sindikatave. Por ty nuk të ka interesu zgjidhja, sepse duket që të ka interesu konflikti, sepse ju jeni njeri i tensionit dhe e keni problem me u sjellë në situatë normale, e sot njerëzit po kërkojnë normalitet, jo konspiracion”

Tutje, Krasniqi e cilësoi të turpshëm qasjen e kryeministrit dhe vartësve të tij ndaj kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj.

“Në vend se me e vendosë në fokus problemin, ti e ke vendosë Rrahman Jasharin. Përballë tij, ti je tregu i fortë, e ke mësy me fushatë me krejt vartësit e tu, duke i vendosur lloj lloj epiteti prej njeriut të opozitës deri te njeri i Serbisë, që ishte e turpshme”, tha ai.