Menaxhmenti dhe kolektivi i Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ARBËRIA’’ të pikëlluar me humbjen e kolegut të tyre

HomeLajme

Menaxhmenti dhe kolektivi i Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ARBËRIA’’ të pikëlluar me humbjen e kolegut të tyre

Do të kujtojmë urtësisht ! (Me rastin e vdekjes tragjike të kolegut tonë prof. Naser Arifi) Vetëm katër ditë më parë, profesori Naser Arifi urtësi

Vuçiq: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë
Dyshohet se u dhunua një femër në Kamenicë
42 mijë qytetarë ikën më 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë shumë

Do të kujtojmë urtësisht !
(Me rastin e vdekjes tragjike të kolegut tonë prof. Naser Arifi)

Vetëm katër ditë më parë, profesori Naser Arifi urtësisht kishte përfunduar raportin vjetor të klasës XI-9. Në mënyrë të saktë e korrekte , kishte vënë në raport emrat e nxënësve dhe notat e tyre dhe me një bukurshkrim dhe kaligrafi të veçantë kishte plotësuar pjesët administrative të ditarit duke treguar klasë dhe pedantëri pedagogjike. Po atë ditë me një qetësi të theksuar, dhe me një maturi të veçantë, që ishte pjesë e pandashme e karakterit të tij, prezantoi të arriturat e nxënësve të klasës së tij, e po ashtu shpalosi planin e punës për vitin e ardhshëm shkollor, vit në të cilin ai do të ishte kujdestar i një klase maturantësh, e nga fjalët dukej se ai tashmë ishte i përgatitur për t’u qëndruar pranë, nxënësve të tij, edhe në vitin e ardhshëm shkollor. E në takim si para fillimit të mbledhjes së këshillit e po ashtu edhe në përfundim të saj , Ai përshëndetej ngrohtë, përzemërsisht dhe sinqerisht me kolegët e tij, ngase sinqeritetin e kishte pjesë të fuqishme të unit të tij, merrte dhe jepte këshilla ngase ishte një bashkëpunëtor i zellshëm dhe ju afronte ndihmë atyre që kishin nevojë, ngase kishte një shpirt human.

Sot ,në këtë ditë dhimbje dhe pikëllimi, përzemërsisht, ne kolegët dhe bashkëpunëtorët e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ Arbëria’’ e kujtojmë profesorin Naser Arifi, duke i pasur parasysh të gjitha cilësitë pozitive të tij, tek të cilat, gjithmonë do të gjejmë forcë dhe kurajo. I dashur kolegë, shkaktove dhimbje të thellë në zemrat tona, por do ta kalojmë këtë dhimbje me urtësi, ngase për të urtë të kemi njohur gjithmonë. I çmuar kolegë, me ikjen tënde shkaktove pikëllim tek ne, por pikëllimin do ta mundim me pedantëri, ngase i tillë ishe ti në punë dhe në jetë. I çmuar kolegë, shkaktove zbrazëti në zemrat tona, por këtë zbrazëti do ta luftojmë me qetësi dhe maturi , ngase të qetë dhe të matur të kemi pasur. I nderuar kolegë, u hidhëruam shumë për ikjen tënde kaq të shpejtë, por hidhërimin do ta mundim me sinqeritet, ngase i tillë ishe me ne. I nderuar kolegë shkaktove dëshpërim tek ne, por atë do ta mundim me humanizëm në përkrahje të njëri- tjetrit, ngase bashkëpunëtor dhe humanistë ishe gjithmonë.

P. S. Menaxhmenti dhe kolektivi i Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ARBËRIA’’ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së profesorit Naser Arifi si dhe të gjithë të afërmeve të tij, nxënësve dhe ish nxënësve si dhe kolegëve!