Mërgimtarët kosovarë ndalen në Kroaci për t’i qerasur dhe falënderuar Policinë dhe Mjekët që ndihmuan në tragjedinë me autobus

HomeLajme

Mërgimtarët kosovarë ndalen në Kroaci për t’i qerasur dhe falënderuar Policinë dhe Mjekët që ndihmuan në tragjedinë me autobus

Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme në tragjedinë e autobusit që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë, ku mbeten të vdekur 10 pers

PDK në Gjilan prezenton disa nga kandidatët për asamble komunale
Qeveria miraton pagën minimale 250 euro neto
Zemaj për Vitinë: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste

Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme në tragjedinë e autobusit që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë, ku mbeten të vdekur 10 persona.

Ata kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e të gjallëve dhe të vdekurve në tokën e Kosovës.

Në shenjë falënderimi, disa mërgimtarë janë ndalur dhe kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar Policinë dhe Mjekët në Kroaci.

“Nje super Gjest nga kta Maraklit te Cilet udhtuan neper Kroaci , jan ndalue ne gjdo pik te policis dhe ambulances i kan qarrosur me pije dhe kaffe si shej Falenderimi ndaj Neve shqiptarve ne fatkeqsin e autobusit qe ndodhi javen ekalume”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.