Mërgimtari: Po kismet, kemi me ardh verës

HomeLajme

Mërgimtari: Po kismet, kemi me ardh verës

Mërgimtarët shqiptarë tanimë kanë nisur të vijnë për pushime në vendlindje, ndonëse në numër të kufizuar, meqë sezoni i pushimeve bëhet në korrik e gu

Kryetari i Bujanocit i kërkon Kurtit që ta rishikojë masën e tri vaksinave për hyrje në Kosovë
Kosova 2-0 Burkina Faso, gjysmë e parë fantastike nga Dardanët
Zyrtare: Mësimi shtyhet deri më 26 shtator

Mërgimtarët shqiptarë tanimë kanë nisur të vijnë për pushime në vendlindje, ndonëse në numër të kufizuar, meqë sezoni i pushimeve bëhet në korrik e gusht.

Ata shprehen se ende nuk kanë filluar pritjet e gjata nëpër kufi sikurse gjatë muajve të verës, kur vërehet një fluks i madh i atyre që vijnë në Kosovë. Ndërsa, ata që përfunduan vizitën në vendlindje, thonë se do të vijnë përsëri gjatë verës, pavarësisht pritjeve e kolonave.

Thuhet se çdo vit përmes Merdarit mijëra bashkatdhetarë vijnë në vendlindje. Ardhja e tyre tashmë ka filluar të vërehet, por për fatin e tyre të mirë, ende nuk kanë nisur pritjet e gjata në kufi.

Ndodhemi në pikëkalimin kufitar në Merdar, pikë kjo e cila gjatë muajve të verës mbetet më e frekuentuara. Aktualisht në këtë pikë kufitare nuk ka kolonë, por mërgimtarët që erdhën në Kosovë thonë se deri këtu kanë arritur pa probleme dhe nuk ka pasur kolonë në asnjë pikë kufitare.

Ata që hynë në Kosovë thonë se rruga për te familjarët ishte pa pengesa, për dallim nga vera.

“Në vijmë nga Shtutgarti i Gjermanisë, mirë kemi ardhur, kemi ardh përmes Sllovenisë, Kroacisë edhe tani kemi ardhur në Serbi, këtu në Merdar tash, d.m.th. ka qenë absolut shumë mirë, as s’ka pasur pritje, as s’ka pasur kolona. Nuk qëndrojmë gjatë vetëm dy javë pushim, një javë dojmë me nejt këtu, një javë me shku në Shqipni edhe m’u kthy përmas”, tha për RTK-në mërgimtari Gazmend Avdimetaj.

Ai tha se kësaj radhe, për të hyrë në Kosovë procedura nuk ka zgjatur shumë, por ndryshe ishte në dalje.

Mërgimtarët thonë se pushimet përfunduan shpejt, por që prapë do të vijnë gjatë verës.

“Na jena ardh qe tri javë, shumë mirë kësi hovi ska pas guzhëm, kemi kalu shumë bukur, jom i knaqun. Të ndjekin ndjenjat, vendlindja, familja, dihet ku ke le qatye nin vetën gjithmonë, shko ku dush, vendi yt është vendi yt, familja është familje”, Eqrem Zhuniqi, bashkatdhetar.

“10 ditë kom nejt, ndjenjat janë shumë të mira edhe kur vi, po edhe kur shkoj të mira”, u shpreh Sefedin Canaj, bashkatdhetar.

“Po kismet kemi me ardh verës, me familje në gusht qatëherë, vijmë, rrijmë, e kryjmë pushimin, kthehem tani”, tha Veton Qenaj, bashkatdhetar.

Ndryshe gjatë muajve të verës, pritjet nëpër pika kufitare janë disaorëshe dhe të gjata.

Për më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=vbwRCKSTCdE&feature=emb_title