Mesazhi prekës i dajës për mbesën që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

HomeLajme

Mesazhi prekës i dajës për mbesën që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Në mesin e dhjetë të vdekurve në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Kroaci është edhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe e Rahovecit. Daja i të n

Sheqeri, orizi e karburantet – ndryshojnë pak çmimet e artikujve bazë ditëve të fundit
Për gati një muaj Blloku A3 nuk do të punojë, shkurtohet kapaciteti i prodhimit të rrymës
Eurodeputeti bullgar: Është koha që BE të heq vizat për Kosovën dhe të gjitha vendet anëtare të njohin shtetësinë e saj

Në mesin e dhjetë të vdekurve në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Kroaci është edhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe e Rahovecit.

Daja i të ndjerës, Leotrim Hoxhaj, ka shkruar një dedikim prekës për vdekjen e mbesës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemrën. Ende s’po muj me besu që s’do të shoh më“, shkruan Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Sa me padurim presim të vijnë në vendlindjen e tyre kurbetqarët, ashtu si edhe t’i i numërove ditët për me ardhë te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardhë e me u kënaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na thanë për ty.

Sot në çdo lajm e në çdo familje është folë për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Kroaci, por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty, po fundi që ndëgjova ma ndau zemrën.

Ende s’po muj me besu që s’do të shoh më. Të Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkëlqeve gjithmonë në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë, Anjeza, mbesa e dajës.