Mësuesi i shkollës fillore do të paguhet rreth 577 euro

HomeLajme

Mësuesi i shkollës fillore do të paguhet rreth 577 euro

Nacionale nga burime të mirëinformuara, ka marrë vesh se vlera e koeficientit për paga mund të ishte 103.17. Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të

Nacionale nga burime të mirëinformuara, ka marrë vesh se vlera e koeficientit për paga mund të ishte 103.17. Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?

Ligji për paga i publikuar para pak javësh në gazetën zyrtare tregon koeficientin, por jo se sa do të jetë vlera e tij.

Sipas asaj që shihet aty, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.

Duke e llogaritur me vlerën e mësuar nga Nacionale, që pritet të jetë 103.17, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 598 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 577 euro.

Vlen të theksohet, se burimet i Nacionales që vijnë nga shumica parlamentare, ka treguar se vlera e koeficientit pritet të bëhet e ditur gjatë ditës së nesërme.

Sa paguhen krerët e shtetit?

Siç kishte raportuar Nacionale në fillim të muajit që po lëmë pas, sipas koeficentëve të përcaktuar për pozitat e zyrtarëve publikë, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë koeficientin më të lartë të pagës më 18.0.

Kjo, pasohet nga kryetari i Kuvendit, që është Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti. Pagat e tyre, do të kenë koeficientin 17.

Nëse vlera e koeficientit është 103.17, në bazë të një përllogaritje të thjeshtë, del se presidentja Osmani do të paguhet rreth 1 mijë e 857 euro.

Kryeministri Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë, në bazë të kësaj vlere, do të paguhen 1 mijë e 821 euro./Nacionale/

Shënim: Vlera e koeficientit e lajmëruar sot në mbledhjen e 123 të Qeverisë së Kosovës u njoftua se ishte 105.