Miftaraj me kritika ndaj VV-së: Qeveri e përbërë prej praktikatëve dhe amaterave

HomePolitikë

Miftaraj me kritika ndaj VV-së: Qeveri e përbërë prej praktikatëve dhe amaterave

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajn në një status në "Facebook" ka "shpërthyer" ndaj Qeverisë së Kosovës dhe vendimet

Infermierja e Infektivës – Kurtit: A thua me ba me vdekë, a munden me më varrosë me 60 euro
22 vite nga themelimi i PDK-së
Vuçiq: Serbia nuk do ta njoh Kosovën, ushtria jonë po fuqizohet

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajn në një status në “Facebook” ka “shpërthyer” ndaj Qeverisë së Kosovës dhe vendimet e fundit.

“Qeveria refuzon projektin e gazit. Nuk pritet diçka më mirë prej nje qeverie e perbere prej praktikanteve dhe amaterave! Qeveri qe mendon se me propagande dhe fjale te bukura qeveriset dhe mbahet shteti”, shkroi ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar së fundmi se Kosova nuk do vazhdojë me projektin për ndërtim të infrastrukturës rreth ndërtimit të infrastrukturës së gazit në Kosovë, që ishte financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth kësaj çështje ka pasur reagime edhe nga opozita, ku Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë quajtur gabim shumë të madh.