Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, pamje nga kufiri

HomeLajme

Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, pamje nga kufiri

Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë, këtë fundjavë. Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shqiptuar fletëparaqitje dhe ka konfiskuar dru nga transportuesit dhe prerësit ilegalë
Policia kap mat një person me 60 mijë euro të fshehura në trup
Kryediplomatja Gërvalla i reagon ashpër Putinit për punën e “mercenarëve nga Kosova”: Propagandues, kriminel lufte

Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë, këtë fundjavë.

Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.

Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike./abcnews.al