Ministres Haxhiu i dështon projekti i madh për të burgosurit e Danimarkës në burgun e Gjilanit

HomeLajme

Ministres Haxhiu i dështon projekti i madh për të burgosurit e Danimarkës në burgun e Gjilanit

Projekti i madh prej mbi 200 milionë eurove në marrëveshjen për lëshimin me qera të burgjeve në Kosovë për të burgosurit nga Danimarka, të cilin e pro

Moti për ditën e sotme në Kosovë
Ambasadori i BE-së: Praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet vazhduar
Nuk i pëlqeu shërbimi ne restorant, italiani goditë me thikë kamarierin

Projekti i madh prej mbi 200 milionë eurove në marrëveshjen për lëshimin me qera të burgjeve në Kosovë për të burgosurit nga Danimarka, të cilin e promovonte në vazhdimësi ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dështuar. Shoqata e Burgjeve atje, ka njoftuar se marrëveshja që kishin arritur me Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, është pezualluar për mungesë të fondeve.

Shoqata e Burgjeve në Danimarkë, ka njoftuar sot se Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën, përmes së cilës synohej që të dërgonte në Kosovë të burgosurit që janë dënuar atje.

Sipas marrëveshjes, Danimarka do të merrte me qira nga Kosova, 300 qeli për periudhën për shfrytëzim gjatë 10 vjetëve, shkruan Gazeta Insajderi.

Por këto plane janë pezulluar, pasi sipas shoqatës së Burgjeve, ka mungesë fondesh për zgjidhjen.

“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSH e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, kjo nuk ka marrë shumicën në Kuvend.”.

“Problemet me financimin bëjnë që në ligjin financiar të vitit të ardhshëm për Shërbimin Korrektues mungojnë mbi 200 milionë DKK. Po ashtu rrjedhimisht edhe për të realizuar planin për të dërguar të burgosurit në Kosovë”.

“Danimarka ishte paraparë t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet”, thuhet në njoftimin e shoqatës që ka publikuar sot.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës, ishte nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar. Përmes saj synohej që Danimarkës t`i lëshoheshin për shfrytëzim qelitë e Institucionit Korrektues në Gjilan, në kompensim për një shumë prej 210 milion eurove.

Marrëveshja ishte promovuar nga Ministrja Haxhiu si marrëveshje e madhe nga e cila vendi do të përfitonte mbi 200 milionë, nga të cilat 15 milionë euro fillimisht do të shkonin në sundimin e ligjit dhe fuqizimin e Shërbimit Korrektues dhe 6 milionë euro në energji të ripërtritshme.

Haxhiu pati deklaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qira të burgut të Gjilanit pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023.