Ministri gjerman i shëndetësisë jep paralajmërimin për një valë të pestë “masive” të coronavirusit

HomeShëndeti

Ministri gjerman i shëndetësisë jep paralajmërimin për një valë të pestë “masive” të coronavirusit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, një ish-profesor i epidemiologjisë tha se ai pret që varianti Omicron i coronavirusit të lëshojë një

MSh miraton dhënien e vaksinës Pfizer BioNTech te fëmijët 12-15 vjeç
Vdes një person në QKUK, policia nisë hetimet
Besnik Bislimi: Arben Vitia punon nga 16 orë në ditë

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, një ish-profesor i epidemiologjisë tha se ai pret që varianti Omicron i coronavirusit të lëshojë një “valë të pestë masive” të pandemisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai shtoi gjatë një vizite në rajonin e Saksonisë së Ulët se Gjermania duhej të përgatitej për një sfidë “që nuk e kemi parë kurrë më parë në këtë formë”.

Gjermania deri më tani ka raportuar më shumë se 6.7 milionë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë, bazuar në të dhënat e Worldometer.

Deri më tani vendi ka regjistruar më shumë se 108 mijë viktima nga virusi vdekjeprurës.

Më 16 dhjetor, Gjermania ka regjistruar 53 mijë raste brenda periudhës 24-orëshe. /Telegrafi/