Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, viziton familjen e heroit Abdullah Tahiri

HomeLajme

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, viziton familjen e heroit Abdullah Tahiri

Ministri i Mbrojtjes dhe Sigurisë Armend Mehaj sot ka qëndruar në Malishevë të Gjilanit, pasi ka vizituar familjen e heroit Abdullah Tahiri shkruan 06

Ministri i Mbrojtjes dhe Sigurisë Armend Mehaj sot ka qëndruar në Malishevë të Gjilanit, pasi ka vizituar familjen e heroit Abdullah Tahiri shkruan 06 Press.

Sot ishim në Malishevë të Gjilanit, vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri ka shkruar Mehaj.

Ai ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të pranverës 1981, ku më 11 mars 1981, ishte ai që përmbysi tabakun e ushqimit në mensën e studentëve në Prishtinë. Demonstrata ishte tejet e organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë.

Abdullah Tahiri, gjithashtu ishte themelues dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, kontributi i tij për atdheun, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë në mesin tonë gjithmonë.

Frymëzimi ynë për punë dhe përkushtim ndaj vendit, vjen nga shembuj të tillë të idealit e atdhedashurisë. /06Press/