Ministrja Rizvanolli kërkon që rritja e çmimit të rrymës të nisë prej 800kWh

HomeLajme

Ministrja Rizvanolli kërkon që rritja e çmimit të rrymës të nisë prej 800kWh

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur komentet që ia kanë dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energj

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në 5 vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti
Prokuroria në Gjilan do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit për vrasjen e Agonis Tetaj
Policia jep detaje për vetëaksidentin ku humbi jetën i riu vitias, Qendrim Lutfiu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur komentet që ia kanë dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë propozuar zgjerimin e brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh, në 800 kWh.

“Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve”, thuhet në propozimin e tyre.

Po ashtu, propozimi tjetër i kësaj ministrie është shtimi i numrit të blloqeve tarifore.

“Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh”, thuhet në komentin e tyre.

Ndër të tjera, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që ZRrE të bëjë ri-vlerësim të elementeve të përllogaritjeve të të hyrave të lejuara, si çmimet e importit dhe marzha e fitimit të furnizuesit, po ashtu rishikim të hapësirës për t’i reduktuar ato në mënyrë që kjo të reflektohet në ulje të tarifave për konsumatorët. /GazetaSinjali/