Mjekët në Pulmologji ia largojnë 84-vjeçarit një trup të huaj që i shkaktoi pneumoni

HomeLajme

Mjekët në Pulmologji ia largojnë 84-vjeçarit një trup të huaj që i shkaktoi pneumoni

Klinika e Pulomologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka dal me një njoftim për kryerjen e një intervenimi të suksesshëm, raporton Gazeta

Rikthehet PDK, fiton më së shumti komuna në Kosovë
Policia shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë
Për herë të parë, pesë studentë nga Kosova në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Klinika e Pulomologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka dal me një njoftim për kryerjen e një intervenimi të suksesshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Ekipi i Kabinetit të Bronkoskopisë i ka larguar pacientit një trup të huaj, i cili i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë, si pasojë e pengesës në bronk.

SHKUK njofton se pacienti mashkull, me inicialet M.H., i lindur në vitin 1938, tash është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve, ndërsa pritet të lirohet për në shtëpi brenda javës.

/GazetaSinjali/