Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas videove ku shihet duke goditur një zyrtar policor, në protestën e djeshme. Molliqaj ka thënë se ndjen
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas videove ku shihet duke goditur një zyrtar policor, në protestën e djeshme.
Molliqaj ka thënë se ndjen keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur mirëpo sipas tij ishte shtyrje, jo goditje.
Po ashtu, Molliqaj ka thënë se duhet të ishte më i përmbajtur pavarësisht se ishte provokuar, raporton Gazeta Sinjali.
Molliqaj ka shtuar se PSD-ja nuk e ka dhunën mjet dhe as qëllim.
“Por, futja e protestës në këtë regjistër është paralajmërim. Propaganda që po synon ta kriminalizojë një protestë paqësore ku asgjë nuk është dëmtuar dhe askush nuk është lënduar flet mjaft për tendencat e pushtetit. Trajtimi selektiv i protestuesve po ashtu. Për shkak të pamjes së protestuesve kërkonim që 2 folësit të flasin nga shkallët. Në të njëjtin vend që disa protestues tjerë e kishin bërë para 3 ditësh. Fërkimet që u krijuan në fillim ishin rezultat i kërkesës për fjalim. Pas fjalimeve, i kemi realizuar aksionet simbolike dhe kemi njoftuar që kjo s’është protesta e fundit”, ka thënë Molliqaj.
Reagimi i plotë:
Përgjegjësia mbi incidentin më takon mua
Të dashur qytetarë, Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria.
Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për atë çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal.
Jo për t’i bërë bisht paragrafit me lart por një sqarim mbi rastin është i nevojshëm. Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kanë ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar.
Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje.
Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim.
Dua ta sqaroj se PSD nuk e ka dhunën mjet as qëllim. Por, futja e protestës në këtë regjistër është paralajmërim.
Propaganda që po synon ta kriminalizojë një protestë paqësore ku asgjë nuk është dëmtuar dhe askush nuk është lënduar flet mjaft për tendencat e pushtetit.
Trajtimi selektiv i protestuesve po ashtu. Për shkak të pamjes së protestuesve kërkonim që 2 folësit të flasin nga shkallët. Në të njëjtin vend që disa protestues tjerë e kishin bërë para 3 ditësh. Fërkimet që u krijuan në fillim ishin rezultat i kërkesës për fjalim. Pas fjalimeve, i kemi realizuar aksionet simbolike dhe kemi njoftuar që kjo s’është protesta e fundit.