‘Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligj dhe persekutim ndaj tyre’

HomeLajme

‘Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligj dhe persekutim ndaj tyre’

Njohësi i dispozitave ligjore në vend, Ehat Miftaraj, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mos ekzekutimi i pagave për grevistët ng

Arrestime për armë dhe drogë në Gërmovë të Vitisë dhe Bresalc të Gjilanit
Pacolli: Ata që më lënduan dhe tradhtuan, çuditërisht kanë dështuar
Aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë

Njohësi i dispozitave ligjore në vend, Ehat Miftaraj, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mos ekzekutimi i pagave për grevistët nga ana e shtetit, bie ndesh me ligjin shkruan Gazeta Metro.

Miftaraj ka thënë se nëse nuk paguhen punëtorët e sektorit publik, edhe pse ata për disa javë ishin në grevë, bie ndesh me ligjet e vendit.

Ai tha se kjo është një “persekutim” ndaj grevistëve, dhe se po të njëjtit do të ankohen në instance gjyqësore dhe do ti fitojnë rastet.

Njohësi në fjalë madje dha shifra specifike monetare të cilat mund të detyrohet ti paguaj shteti, nëse nuk ua ekzekuton pagat grevistëve.

Postimi i plotë:

Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj. Eshte persekutim ndaj grevisteve.

Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore.

Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi. P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.