Mos interesimi për vaksinim rritë mundësinë për një valë të re të COVID-19 në Kosovë

HomeShëndeti

Mos interesimi për vaksinim rritë mundësinë për një valë të re të COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë admi

675 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitale, 44 prej tyre janë në kujdes intensiv
Lajm i zi: Vdes nga virusi një foshnje 3 javëshe në QKUK
26 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë administruar vetëm 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Me rënien e rasteve pozitive me COVID-19, ka rënë edhe interesimi për vaksinim kundër këtij virusi, shkruan Gazeta Enigma.

MSh po e cilëson sfidë vaksinimin me dozën e tretë në vend, duke theksuar se deri më tani vetëm rreth 7 për qind e popullsisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani, në një përgjigje për Gaztën Enigma ka theksuar se numri i dozave të administrua të vaksinës anti-COVID në Kosovë është shqetësues dhe alarmante.

“Është brengosëse dhe jo gjë e mirë numri kaq i vogël i qytetarëve që janë duke u vaksinuar me vaksinën anti-COVID. Ramadani ka theksuar se vaksinimi duhet të merret më seriozisht”.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani

Sipas Ramadanit ardhja e mërgimtarëve pa dyshim që edhe kësaj here do të ndikoj në rritjen e rasteve pozitive nga COVID-19.

“Sigurisht se mund të ndikoj shumë ardhja e diasporës në një mundësi të ngritjes së rasteve sikur se ka ndodh edhe më parë, pasi që ka shumë person që mblidhen në restauronte, në ahengje, qendra tregtare duke mos u përfill masat mbrojtëse anti-COVID të përgjithshme”, ka deklaruar infektologu Ramadani për Enigmën.

Sipas Ramadani të gjitha këto do ta qojnë Kosovën në kthimin e rasteve me shifra më të larta si kanë qenë edhe më herët.

“Atëherë mundësia është e madhe e një ngritje me raste të reja të infeksionit me COVID-19”.

Vaksinimi dhe imunizimi mbesin masat e vetme për parandalimin e përhapjes dhe infeksionit nga ky virus sipas Ramadanit.

“Por një vaksinim dhe imunizim në masë 75% e më lartë me tri doza do e ndalon dukshëm këtë mundësi apo ngritje”, ka përfunduar ai.

Edhe pulmologu, Skender Baca, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se mos interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19 është shqetësuese.

“Këtë mosinteresim të qytetarëve po e përcjellim me shqetësim të gjithë: ministria, pulmologët, epidemiologet dhe infektologët”, ka theksuar Baca.

Pulmologu, Skender Baca

Tutje ai ka shtuar se pritet të ketë rritje të rasteve me COVID-19 pas ardhjes së mërgimtarëve pasi që ata vijnë nga vende që ende ka raste të shumta aktive me këtë virus.

“Pritet që gjatë dyndjes së diasporës të ketë rritje të numrit me raste pozitive, posaçërisht kur merret parasysh rritja e numrit të rasteve me COVID në vendet prej nga vijnë mërgimtarët”, ka deklaruar pulmologu Baca për Enigmën.

Sipas tij “shqetësuese është edhe mos respektimi i bartjes së maskës, e cila është mbrojtja më efikase parandaluese ndaj COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka treguar se një studim i (CDC-SHBA) rreth vaksinës anti-COVID.

“Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA të COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek të dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhe te të gjitha moshat”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë njoftuar se të rinjtë e moshës 12 deri 17 vjeç ishin deri 6 herë më të rrezikuar pas infeksionit me COVID-19 për komplikime në zemër.

“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me COVID -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”.

Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve.

“Në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e MSh-së.