Mot i nxehtë deri të mërkurën, pastaj rënie e temperaturave

HomeLajme

Mot i nxehtë deri të mërkurën, pastaj rënie e temperaturave

Instituti Hidrometeologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të n

PDK-ja fton Qeverinë të dorëhiqet
Policët Kufitar në fshatin Korminjan, konfiskojnë mallra të kontrabanduara nga Serbia në dy rimorkio
Vdes nëna e Kadri Veselit

Instituti Hidrometeologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e para të kësaj jave.

IHK njofton se nga e marta pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.