Moti: Diell e shi gjatë pesë ditëve të ardhshme

HomeLajme

Moti: Diell e shi gjatë pesë ditëve të ardhshme

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me intervale me diell njofton Prishtina Weather. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Njoftimi i plotë:

10.09 – Shumë ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

11.09 – Fillimisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.09 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu e bubullima.

13.09 – Pjesërisht vranët.

14.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin nga 17C deri në 9C javën e ardhshme, ndërsa maksimalet zbresin deri në 20C ditën e hënë, e më pas shënojnë rritje deri në 25C, të mërkurën.

Të shtunën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-12m/s, e nga dita e diel prej verilindjes.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, më pas me tendencë të rritjes.