Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 32 gradë

HomeLajme

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 32 gradë

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,

Mërgimtari largohet nga Kosova i pakënaqur: Natën e Vitit të Ri pa rrymë, me rrena
Goditet organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Anamoravë
Theret me thikë një person në Gjilan, lëndohet rëndë

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në një njoftim të IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.