Motra e Xhelal Sveçlës punësohet në Ministrinë e Bujqësisë

HomeLajme

Motra e Xhelal Sveçlës punësohet në Ministrinë e Bujqësisë

Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Magbule Hyseni, është motra e Xh

Koalicioni VV-PDK në Gjilan afër finalizimit, PDK pritet ta merr Kryesuesin e Kuvendit Komunal
Burim Demiri ka disa fjalë për Alban Hysenin: Ky vendim i juaj ju paraqet të papjekur për pozitën që mbani dhe krenarin e tepruar, fenomene këto që kanë pas edhe kryetarët në të kaluarën
Tolaj: Vaksinimi masiv nuk ka efekt kur bëhet pas dy vitesh, dikur për dy javë është vaksinuar tërë Kosova

Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Magbule Hyseni, është motra e Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të shtetit.

Ky fakt nuk do të përbënte lajm, nëse motra e Sveçlës nuk do të punësohej së fundmi në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

E njëjta, është angazhuar në pozitën Zyrtare për Rrjetin Kombëtar Rural dhe partnerët e tjerë socialë për përgatitjen e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR), në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ky projekt implementohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe financohet nga kredia e Bankës Botërore.

Të dy këto institucione, Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore e kanë konfirmuar punësimin e Magbule Hysenit në dikasterin e udhëhequr nga ministri Faton Peci, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti.

“Znj. Hyseni ishte angazhuar në Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural/Autoriteti Menaxhues brenda MBPZhR-së”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Hyseni për këtë pozitë është zgjedhur nga Ministria e Bujqësisë, bazuar në procedurat e prokurimit të Bankës Botërore.

“Procesi i përzgjedhjes për stafin që punon në zbatimin e projektit është përgjegjësi e agjencisë zbatuese, në këtë rast Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

Komisioni Vlerësues për angazhimin e Hysenit, motrës së Sveçlës, është përbërë nga anëtarë të projektit dhe anëtarë të MBPZhR-së.

Paga e Hysenit nga ky angazhim në kuadër të projektit të Bankës Botërore, e që implementohet nga Ministria e Bujqësisë, është 423 euro, sipas koeficientit të paraparë në konkurs, ekuivalente me gradën 7 të Shërbyesit Civil.

Mbi krejt këto çështje, Gazeta Insajderi e ka pyetur edhe Magbule Hysenin, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje, ndonëse pyetjet në adresë të saj kanë shkuar para katër ditësh.

Projekti i Bankës Botërore, në të cilin është angazhuar Hyseni, ka për qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe qasjes në tregje të përfituesve të projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Data e përfundimit të këtij projekti ku u angazhua motra e ministrit Sveçla, është më 30 qershor 2022.

Ndryshe Gazeta Insajderi, më 25 mars, ka shkruar ekskluzivisht edhe për punësimin e Nermin Pakashticës. Kjo e fundit është motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, e cila është zgjedhur fituese e një konkursi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, të financuar poashtu nga Banka Botërore.