Mozzik hedh akuza të rënda ndaj shtetit pasi daja i bëri vetvrasje në Gjilan

HomeLajmeShowbiz

Mozzik hedh akuza të rënda ndaj shtetit pasi daja i bëri vetvrasje në Gjilan

Reperi i mirënjohur kosovar Gramoz Aliu “Mozzik” përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar për vdekjen tragjike të dajës së tij Burim Hetemi, në qen

Variantet e reja të COVID-19 e zbehin turizmin në Evropë
Rrahman Jasharaj: Nëse s’dalin pagat mund të ketë rikthim të grevës
Sindikata e Policisë së Kosovës i kërkon Sveçlës pagë shtesë për fundvit për punonjësit

Reperi i mirënjohur kosovar Gramoz Aliu “Mozzik” përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar për vdekjen tragjike të dajës së tij Burim Hetemi, në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Burim Hetemi ka gjetur vdekjen më datë 13 të këtij muaji, ndërsa rasti po dyshohet si vetëvrasje.

Mozzik nëpërmjet statusit të tij jep detaje të vdekjes, duke thënë se arsyeja që tashmë i ndjeri Hetemi ndodhej në ata qendër, ishte “Dhuna në familje” ndërsa poashtu shton se i njejti kishte probleme të gjendjes mendore dhe se ai ishte i varuar nga substancat narkotike.

Mozzik ka akuzuar institucionet e shtetit duke listuar pesë pyetje për rastin në fjale.

Në fund, artisti premton se do të luftoj që rastet si ky të mos përsëriten më.

Statusi i plotë:

Me datë 13 të këtij muaji rreth orës 12:40, daja im Burim Hetemi – tashmë i ndjerë, në dhomat e qendrës së paraburgimit të Gjilanit, gjeti vdekjen. Rasti tashmë po dyshohet si vetëvrasje.
Arsyeja pse i ndjeri ndodhej në këtë qendër ishte “Dhuna në familje”, e si shkak i veprimit të tillë, kanë qenë problemet e gjendjes mendore me të cilat është ballafaquar – për çfarë është trajtuar në institucionin përkatës të shëndetit mendorë. I ndjeri ka qenë gjithashtu i varur nga substancat narkotike (heroinë) shumë vite më parë dhe ka qenë në trajtim të vazhdueshëm psiko-terapeutik.
Të gjithë këto fakte qenë të njohura për institucionet e shtetit me rastin e mbylljes së tij në paraburgim, ndërsa për familjen ngriten shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë një akt i tillë në duar të shtetit?!

  1. Si është e mundur të lihet ashtu krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin mirëfilli dihet gjendja mendore e tij?
  2. Si është e mundur të lihet vetëm një person për të cilin organet e Policisë kanë pasur në posedim të gjithë dokumentacionin përkatës të trajtimit të tij mendor?
  3. Me çfarë mjeti ka kryer vetëvrasjen dhe pse nuk janë marrë masat preventive për t’i pamundësuar një veprim të tillë?
  4. Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit?
  5. Edhe sa raste të pakujdesisë e neglizhencës së shtetit për shkak të të cilave humbin jetë duket të ndodhin që të mbushemi mend?
    Për zgjidhjen e të gjithë këtyre dilemave që kemi si familje dhe në mënyrë që rasti të merr epilogun e merituar, ashtu që të mos përsëritet në të ardhmen – ne do të angazhojmë zyrën e avokatëve Koci & Vokshi, që të bëjë përfaqësimin ligjor të familjes tonë lidhur me rastin.
    U prehsh në paqe i dashur Dajë, e unë të premtoj se do të luftoj që rastet si ky i yti të mos përsëriten më.