MSH thotë se për 6 muaj Kosova ka kaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me vaksinim

HomeLajme

MSH thotë se për 6 muaj Kosova ka kaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me vaksinim

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evro

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur
Kurti: Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë përmasa rajonale
Masat e reja antiCOVID-19: Shtyhet procesi mësimor, mbyllen edhe çerdhet

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore sa i përket vaksinimit të popullsisë.

Kjo sipas MSH’së është bërë falë angazhimit të punëtorëve shëndetësorë e qytetarëve.

Nga kjo ministri kanë publikuar një video me grafika për të treguar progresin që ka shënuar Kosova gjatë 6 muajve.

Me këtë rast, MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, është thënë nga kjo ministri.