MSH u bën thirrje kosovarëve ta marrin dozën e tretë të vaksinës

HomeShëndeti

MSH u bën thirrje kosovarëve ta marrin dozën e tretë të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit korona. Kjo thirrje përmes Facebookut është b

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive
Ministria e Shëndetësisë ndryshon sërish datën: Masat antiCOVID hyjnë në fuqi nesër
Mbi 77 mijë persona janë vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit korona.

Kjo thirrje përmes Facebookut është bërë pasi që sipas MSH-së, doza përforcuese mund të rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

“Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës”, thuhet në postimin e MSH-së.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që ‘’tu besojnë fakteve dhe të marrin dozën përforcuese”.

Thirrja e plotë nga MSH:

Vaksinat kanë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 anekënd botës dhe në Kosovë, gjithashtu.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës.

Doza përforcuese e vaksinës Covid-19 mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

Besojuni fakteve dhe merrni edhe dozën përforcuese!.