Murati: 100 eurot për punëtorët e sektorit privat dalin këtë javë

HomeLajme

Murati: 100 eurot për punëtorët e sektorit privat dalin këtë javë

Ministri i financave Hekuran Murati, ka njoftuar se subvencionimi i punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro do të bëhet gjatë kësaj jave. Kjo

Vetura godet nga mbrapa këmbësoren, dërgohet në spital
Pjesëmarrja në votime deri në ora 15:00 është 26.92%
Aksident në magjistralen Gjilan- Prishtinë

Ministri i financave Hekuran Murati, ka njoftuar se subvencionimi i punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro do të bëhet gjatë kësaj jave.

Kjo pas votimit në mbledhjen e qeverisë ku janë ndarë 35 milion euro për këtë subvencionim, raporton GazetaSinjali.

“Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.  Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar Murati.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta.