Sipas, ministrit të Financave, Hekuran Murati, financat publike të vendet janë kthyer në binarë. Ai ka thënë se Kosova e ka mbyllur vitin 2021 me d
Sipas, ministrit të Financave, Hekuran Murati, financat publike të vendet janë kthyer në binarë.
Ai ka thënë se Kosova e ka mbyllur vitin 2021 me deficit buxhetor prej 104 milionë eurove, krahas 513 sa ishte vitin paraprak.
“Gjithashtu, kemi stabilizuar borxhin publik, e madje kemi shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.
Tutje ai ka shtuar se kanë stabilizuar borxhin publik, madje sipas tij kanë shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit.