Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ku u prezantua pakoja e reja, i ka bërë thirrje punëdhënësve të sektorit privat që t
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ku u prezantua pakoja e reja, i ka bërë thirrje punëdhënësve të sektorit privat që t’i rrisin pagat për punëtorët.
Murati tha se Qeveria po ofron mbështetje për punëtorët e sektorit privat, por kjo duhet të bëhet edhe nga punëdhënësit.
“Bëj thirrje për të gjithë punëdhënësit në sektorin privat që të shikojnë mundësinë e rritjes së pagave për punëtorët e tyre pasi do të ishte mirë që të shfrytëzohet edhe nga sektori privat që të rrisin pagat e tyre”, ka thënë Murati.