Musliu: Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

HomeLajme

Musliu: Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Deputetja e PDK-së ka reaguar për vizitën në Hagë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila nuk do të takohet me Hashim Thaçin e Kadri Vesel

Pengoi dhe ofendoi policin, arrestohet një person në Gjilan
Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për kosovarët?
Moti: Ulen temperaturat, pritet shi

Deputetja e PDK-së ka reaguar për vizitën në Hagë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila nuk do të takohet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, shkruan Gazeta Sinjali.

Musliu tha se Haxhiu duhet t’i kërkojë falje Thaçit e Veselit para se të niset për në Hagë, pasi i quajti kriminelë.

Reagimi i i saj i plotë:

Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel.

Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimitë dhe e padrejtë.

Ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një vizitë në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së.Ajo ka sqaruar se vizita do të realizohet në cilësi institucionale dhe jo në bazë partiake apo miqësore.

Raportohet se Albulena Haxhiu, këtë të martë do të udhëtojë drejt Hagës.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Veseli kanë vendosur që të takohen me ministren e Drejtësisë.