Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Pas raportimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, theksoi se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë, njofton Klankosova.tv.
“Sot kishim në raportim drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës për t’u informuar në detaje për gjendjen e sigurisë në vend. Morëm raportim për detaje për çdo gjë dhe çështjen e përgjithshme të sigurisë kombëtare. Dua t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për panik, gjendja e sigurisë në vend është stabile. Kujdesi i institucioneve të Kosovës përfshirë AKI-në është në gjendje gatishmërie dhe në krye të detyrës”, u shpreh ajo.
Tutje, Musliu i bëri thirrje presidentes dhe kryeministrit që të dalin për t’u deklaruar për gjendjen e sigurisë në vend.
“Kërkoj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë në vend, është vërejtur të qytetarët panik i shtuar, që të furnizohen me rezerva të shumta”.