“Na thanë kinse ka vdekur rrugës për spital,” familja hedh dyshime për vdekjen e ish pjesëtarit të UÇK-së

HomeLajme

“Na thanë kinse ka vdekur rrugës për spital,” familja hedh dyshime për vdekjen e ish pjesëtarit të UÇK-së

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ka ndërruar jetë në Burgun e Idrizovës. Në lidhje me këtë është deklaruar vëllai i tij, Jetullai, raporton Sinj

Të rinjtë paguajnë pica me 500 euro të falsifikuara, marrin 400 euro kusur origjinal
Lajm i rëndë: Vritet Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Pejës nga PDK
Fluksi i madh i udhëtarëve krijon tollovi në aeroportin e Prishtinës

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ka ndërruar jetë në Burgun e Idrizovës. Në lidhje me këtë është deklaruar vëllai i tij, Jetullai, raporton Sinjali.

Ai ngriti dyshime në lidhje me vdekjen e tij duke thënë se nga spitali i kanë lajmëruar ‘kinse ka vdekur diku rrugës për në spital“.

Na u paraqitën prej burgut na thanë se është alivanosur dhe e kanë marrë e dërguar në spital. Ne shkuam te spitali, por për 3 orë nuk erdhi askush. Kinse ka vdekur dikun në rrugë për në spital. Mbrëmë na treguan se ai ka dhanë shpirt”.

E kemi sjellë kufomën në shtëpi dhe jemi të demoralizuar për padrejtësitë që ka i ka bërë ky shtet, është turp i shtetit kriminal dhe të padrejtë. Nuk mund ta bëjë këtë një njeri që ka ndjenja.”

Arsyet e vdekjes nuk i dimë, por ne dyshojmë, pasi e dimë për padrejtësinë për 14 vjet që na e kanë bërë, edhe kjo është një padrejtësi e madhe”, tha Jetulla Qerimi.

Jetullahi tha se varrimi do të bëhet nesër pasi i kanë disa familjarë që ndodhen jashtë vendit.

Më 26 nëntor të vitit 2008, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi.

Gjithashtu ishin plagosur edhe dy kolegë të tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski.