Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishikojë udhëzimin administrativ për përcaktimin e marzhës së fitimit të tr
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishikojë udhëzimin administrativ për përcaktimin e marzhës së fitimit të tregtarëve në shitjen e derivateve të naftës.
Sipas tyre vendimi i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“I apelojmë Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize”, thuhet në letrën e naftëtarëve.
