Pas paralajmërimit se greva e mësimdhënësve do të vazhdojë, ka reaguar përsëri ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, e cila ka akuzuar SBAShK-un për sh
Pas paralajmërimit se greva e mësimdhënësve do të vazhdojë, ka reaguar përsëri ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, e cila ka akuzuar SBAShK-un për shantazh, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria theksoi se ka vetëm një palë të barrikaduar.
Ajo theksoi se pozicioni Ministrsë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social.
“Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh” tha Nagavci.
Ajo tha se arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë. Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne.
“Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies. Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë. Mësimi është mbi të gjitha”, tha Nagavci.
Sipas ministres së Arsimit, greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh.