Nagavci: Ka rritje të interesimit të mësimdhënësve për vaksinim, janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

HomeLajme

Nagavci: Ka rritje të interesimit të mësimdhënësve për vaksinim, janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë s

Myftiu Tërnava uron myslimanët në prag të fillimit të Ramazanit
Nën kërcënim e armës grabitet një femër në Gjilan
Forcat e Sigurisë së Kosovës shpërndajnë maska në rrugët e qytetit në Gjilan

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55 mijë e 94.

Ajo thotë se kjo shifër, dy javë më parë ka qenë 29 mijë e 878.

“Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.  Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook.

Ajo shtoi se Kosova është gati për një fillim të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, por që po synohet që ky proces të nisë me prezencë fizike.

“Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni. Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!”, shtoi tutje Nagavci.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Të nderuar, mësimdhënës, drejtor shkollash e staf tjetër i institucioneve edukativo-arsimore, të dashur studentë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.

Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.

Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen.

Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike.

Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni.

Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!