Nagavci: Nuk është koha për grevat që i ka paralajmëruar SBASHK-u

HomeLajme

Nagavci: Nuk është koha për grevat që i ka paralajmëruar SBASHK-u

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MASHT), Arbërie Nagavci ka thënë se nuk është koha për greva të cilat janë paralajmëruar ng

KQZ-ja fillon publikimin e rezultateve të para nëpër komuna
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara
Aplikimi për vizë britanike, Ambasada në Prishtinë jep lajmin e mirë për kosovarët

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MASHT), Arbërie Nagavci ka thënë se nuk është koha për greva të cilat janë paralajmëruar nga SBASHK-u.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe grevat e protestat janë të panevojshme për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.

“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pasi e mori për herë të tretë mandatin si kryetar i kësaj sindikate paralajmëroi protesta më 8 prill dhe pastaj grevë pas 20 prillit.

SBAShK-u po kërkon që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit tu shtohen 100 euro në pagë.