Ndahet nga jeta Ali Syla

HomeLajme

Ndahet nga jeta Ali Syla

Ka ndërruar jetë aktivisti dhe puntori i degës së PDK-së në Gjilan, Ali Syla shkruan 06 Press. Aliu ka qenë pjesë e PDK-së nga themelimi i saj i ci

Pse mërgimtarët i ndreqin dhëmbët masivisht në Kosovë e jo në Perëndim
Këngëtarët dhe klubet e natës do të organizojnë protestë ndaj Qeverisë
Variantet e reja të COVID-19 e zbehin turizmin në Evropë

Ka ndërruar jetë aktivisti dhe puntori i degës së PDK-së në Gjilan, Ali Syla shkruan 06 Press.

Aliu ka qenë pjesë e PDK-së nga themelimi i saj i cili punoi pēr shumë vite në degën e PDK-së.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e PDK-së në Gjilan.

Ky është postimi i tyre:

NGUSHËLLIME me rastin e vdekjes së Ali Sylës

Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e aktivistit e punëtorit të zellshëm të Degës së PDK-së në Gjilan, Ali Syla.

Aliu, që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, shërbeu me nder dhe devotshmëri. Ishte punëtor i madh, i urtë dhe i sjellshëm. Me sjelljet e tij njerëzore e kolegiale, krijoi dhe kultivoi raporte të shkëlqyeshme me të gjithë anëtarët, aktivistët, bashkëpunëtorët dhe donatorët e degës, detyrë kjo të cilën Aliu për një kohë të gjatë e kreu me ndërgjegje e përgjegjësi të lart.

Ai do t’i mungojë familjes së tij të mirë, por edhe ne gjithsesi!

Në emër të anëtarëve, aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të Degës së PDK-së në Gjilan, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe miqve të tij!

U prehsh në paqe, Ali!

Dega e PDK-së në Gjilan
Riad Rashiti, ud i kryetarit